Bayern Munich ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 në udhëtim ndaj Borussia Monchengladbach në kuadër të javës së 16-të në elitën e futbollit gjerman.
Mysafirët patën dy raste të njëpasnjëshme, por nuk arritën ta gjejnë golin e avantazhit.
Fillimisht i pari që rrezikoi ishte Leon Goretzka i cili në minutën e 19-të shpërdoroi një mundësi të pastër shënimi.
Një tjetër rast të mirë shënimi e pati edhe Thomas Muller në minutën e 23-të, por gjuajtja e tij u prit me shumë mund nga portieri vendas.
Vendasit kërcënuan në pjesën e dytë përmes sulmuesit Tim Kleindienst i cili në minutën e 49-të iu afrua golit me kokë, por ishte i pafat.
Në minutën e 66-të bavarezët fituan një penallti të cilën e shndërroi në gol me sukses Harry Kane duke realizuar për 1-0.
Sane pati edhe një rast tjetër shënimi në minutën e 71-të, por gjuajtja e tij nga jashtë zonës përfundoi krejtësisht mbi portë.
2️⃣6️⃣ in Folge! 🤯 @HKane
♦️ #BMGFCB | 0-1 | 72′ ♦️ pic.twitter.com/ln8jSfNbC3
— FC Bayern München (@FCBayern) January 11, 2025
Deri në përfundim të ndeshjes Bayerni përkundër rasteve që pati nuk arriti të shënojë më duke fituar kështu me një gol të Kane.
Pas javës së 16-të Bayerni vazhdon si lider në Bundesliga me 39 pikë të grumbulluara, katër më shumë se Leverkuseni në vendin e dytë që ka 35 sosh./Telegrafi/