Bayern Munich tashmë është shpallur kampion duke mbrojtur titullin në Bundesliga.
Bavarezët do të mirëpresin para shikuesve të vetë në “Allianz Arena”me skuadrën e Eintracht Frankfurtit.
Tashmë trajnerët e të dyja skuadrave kanë publikuar formacionet shartuese, ku vërehen disa mungesa te te dyja skuadrat.
Boateng, Alaba, Coeman dhe Vidal nuk do të paraqiten shkaku i lëndimeve të pësuara te Bayerni gjersa janë kursyer Muller, Lewandowski, Robben, Neuer, Ribery, James.
Jupp Heynckes i ka dhënë rast shumë lojtarëve të rinj, në mesin e tyre edhe shqiptarit Meritan Shabanit.
Japonezi Hasebe dhe holandezi De Guzman do t’i mungojnë trajnerit të ardhshëm të Bayernit, Niko Kovac.
Theksojmë se është takimi i vlefshëm për xhiron e 32 të ligës elitare gjermane.
Bayern: Ulreich, Wagner, Hummels, Bernat, Mai, Shabani, Evina, Rudy, Tolisso, Dorsch dhe Kimmich.
Frankfurt: Hradecky, Falete, Jovic, Fabian, Gacinovic, Willems, Abraham, Da Costa, Wolf, Hrgota dhe Mascarell. /Telegrafi/