Telegrafi

Bayern Munich e transferoi Robert Kovaçin për vetëm 1 euro nga Eintracht Frankfurti

Në fillim të korrikut, Niko Kovaç e ka sjell vëllanë, Robertin si ndihmës trajner në Bayern Munich.

Tani rezulton se kampioni gjerman i futbollit ka paguar një çmim simbolik për këtë transferim dhe kjo është normale për drejtorin sportiv të Eintracht Franckfurtit, Fredi Bobic.

“Rekordmeister” ka paguar vetëm një euro për vëllanë e trajnerit që të kalojë në radhët e veta.

Këtë për gazetën “Bild” e ka konfirmuar edhe Bobic, duke thënë se “mund të kishte shkuar edhe falas, prandaj simbolikisht u pajtuam për një euro, gjithashtu për arsye ligjore, një histori normale që tingëllon qesharake”.

Niko Kovaç kishte lëvizur drejt Mynihut gjatë kësaj vere për një klauzolë të largimit që arrinte shifrat prej 2.2 milionë eurove.

Lexo po ashtu Kovac: Lewandowski dëshiron të largohet, por ne nuk duam ta shesim

Vitin e kaluar për Peter Hermannin, Bayerni kishte paguar 1.75 milion euro Fortuna Dusseldorfin pas angazhimit të Jupp Heynckes, i cili u largua gjatë kësaj vere.

Ndryshe, Bayerni është duke u munduar që të transferojë disa lojtarë para fillimit të sezonit të ri në Bundesliga. /Telegrafi/