Telegrafi

Bayern Munich e tejkalon Barcelonën: Bëhet klubit i parë në histori që i dërgon 17 lojtarë në Kupën e Botës

Bayern Munchen në Katar do të bëhet klubi i parë në histori që dërgon deri në 17 lojtarë në një Kampionat Botëror.

Kështu, bavarezët thyen rekordin e vendosur katër vite më parë nga Manchester City. Në atë kohë, klubi anglez kishte 16 përfaqësues në Rusi, aq sa ka edhe Barcelona këtë vit.

Për të thyer rekordin mund të thuhet se për herë të parë në histori përzgjedhësit mund të ftojnë 26 lojtarë në Botëror, por të gjithë lojtarët e Bayernit që udhëtojnë drejt Katarit kanë role mjaft të mëdha në kombëtaret e tyre.

Natyrisht, shumica e tyre janë në Gjermani (shtatë), ndërsa në Francë janë katër.

Edhe pesë vende të tjera pjesëmarrëse do të kenë nga një lojtarë të bavarezëve në përbërjen e tyre.


Lojtarët e Bayern Munich në Kupën e Botës sipas kombëtareve:

Gjermani (7): Manuel Neuer, Joshua Kimmich, Leon Goretzka, Serge Gnabry, Thomas Muller, Jamal Musiala, Leroy Sane

Francë (4): Dayot Upamecano, Benjamin Pavard, Kingsley Coman, Lucas Hernandez

Kroaci (1): Josip Stanisic

Kamerun (1): Eric Maxim Choupo-Moting

Maroku (1): Noussair Mazraoui

Senegal (1): Sadio Mane

Holandë (1): Matthijs de Ligt

Kanada (1): Alphonso Davies


/Telegrafi/