Manchester Unitedit i është thënë nga Bayern Munich se Jerome Boateng kushton 50 milion funte (57 milionë euro).
Lajmin e raporton mediumi i afërt me klubin anglez, Manchester Evening News .
Jose Mourinho është në kërkim të një mbrojtësi qendre tash e një kohë dhe është prioritet i klubit.
Mbrojtësi i Tottenhamit, Toby Alderweireld, është i pëlqyeri, por mbetet vetëm si opsion.
Kjo pasi Spurs e vlerësojnë atë 70 milionë funte, shumë e madhe që United nuk duan as ta bisedojnë.
Boateng i Bayern Munich flitet se e ka kërkuar largimin, por klubi për ta shitur kërkon një shumë të majme.
Ai vlerësohet mbi 50 milionë funte, duke rreth 57 milionë euro. /Telegrafi/