Bayern Munich e ka vazhduar aty ku e ka lënë duke shënuar fitore si mysafir ndaj Bayer Leverkusen me rezultat 3-1.
Të dy klubet e filluan hovshëm takimin, duke sulmuar.
Rastin më të mirë e kishte Kohr i Leverkusen në minutën e 18-të, ndërsa Bayern Munich u kundërpërgjigj me James Rodriguez.
Bavarezët kaluan në epërsi me golin e Javi Martinez në minutën e 32-të, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Pjesa e dytë nisi me golin e Franck Ribery në minutën e 59-të.
Volland e hapi takimin, në minutën e 70-të, por që doli të jetë vetëm gol i nderit, pasi James Rodriguez shënoi për 3-1 në kohën shtesë.
Bayern Munich pas kësaj fitoreje mbetet në pozitën e parë me 44 pikë, 14 më shumë Schalke në vendin e dytë. /Telegrafi/