Bayern Munich ka marr fitore ndaj Wolfsburg si mysafir me rezultat 3-2 në ndeshjen hapëse të Bundesligas.
Bavarezët e nisën furishëm ndeshjen duke krijuar disa raste, me Serge Gnabry, Harry Kane dhe Joshua Kimmich, por nuk arritën të shënonin.
U desh të pritej minuta e 21-të, kur Jamal Musiala shënoi gol pas asistimit të Sacha Boey për 1-0.
Me këtë gol u mbyll pjesa e parë, ndërsa pjesa e dytë ishte shumë më interesante.
Wir führen zur Halbzeit! ⏸️💪#WOBFCB #MiaSanMia #FCBayern pic.twitter.com/lJxBU66dZt
— FC Bayern München (@FCBayern) August 25, 2024
Wolfsburg fitoi penallti në start ku Lovro Mejer arriti ta kthej në gol për 1-1.
Nuk vonoi shumë dhe Ujqërit morën epërsinë, me Mejer që shënoi për 2-1 pas asistimit të Patrick Wimmer.
Shifrat u barazuan në 2-2, fal një autogoli të Jakub Kaminskit, i cili mposhti portierin e tij.
Bayern Munich arriti të marr epërsinë dhe për rrjedhojë edhe fitoren me golin e shënuar në minutën e 83-të me Serge Gnabry për 3-2.
JA!!! Auftaktsieg! Let’s go! 🔥🔥🔥#MiaSanMia #FCBayern #WOBFCB pic.twitter.com/VDwiW5OqMR
— FC Bayern München (@FCBayern) August 25, 2024
Pasi e humbi titullin sezonin e shkuar, me ardhjen e Vicent Kompany si trajner, tashmë Bayern Munich do të kërkojë të kthejë trofeun. /Telegrafi/