Bayern Munich arriti të shënojë fitore përballë Tottenhamit me rezultat 3-1, duke e mbyllur grupin me gjashtë fitore.
Bavarezët dhe londinezët kanë kaluar tutje, si i pari dhe i dyti i grupit.
Ndeshja nisi shumë mirë për Bayernin ku vetëm pas 14 minutash lojë, Kingsley Coman i kaloi Bavrezët në epërsi me një asistim nga Serge Gnabry (1-0).
https://twitter.com/HDGoalsLive/status/1204857791569113095
Por, gjashtë minuta më vonë, Spurs i barazuan shifrat me anë të Ryan Sessegnon (20’).
Ryan Sessegnon scores on his debut!#THFC #COYS
https://t.co/IK3vejbATv— TranSPURS (@TranSPURS) December 11, 2019
Mirëpo, sulmuesi francezi ishte tejet i pafat, pasi pësoi lëndim në gju.
Coman u zëvendësua nga Thomas Muller, i cili e riktheu epërsinë për skuadrën dhe pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-1.
https://twitter.com/SoloFGoles/status/1204869911241220098
Në pjesën e dytë ishte e njëjtë si e parë, me gjermanët që ishin më të mirë.
Philippe Coutinho arriti të shënojë një gol të bukur në minutën 64-të për 3-1.
Coutinho doing Coutinho things as usual 💯
— Malibu (@JesufemiOtii) December 11, 2019
Deri në fund nuk kishte më gola dhe ndeshja u mbyll me fitoren e Bayern Munich, që me 18 pikë bëhet ekipi i vetëm që kalon tutje. /Telegrafi/