Telegrafi

Bayern Munich – Dusseldorf, formacionet zyrtare

Bayern Munich ka mbetur mbrapa në garën për titull në Bundesliga.

Kampioni aktual i Gjermanisë në dy ndeshjet e fundit ka marrë vetëm një pikë, në përballje me Freiburgun ndërsa ka pësuar nga Dortmundi.

Rekordmenët në javën e 12-të të kampionatit gjerman presin të rikthyerit në elitë, Fortuna Dusseldorf.

I vetmi synim i bavarezëve në këtë takim është fitorja, që do ta mbante në pjesën e epërme të tabelës.

Çdo rezultat tjetër përveç fitores do t’ia rrezikonte postin trajnerin Niko Kovac.

Formacionet zyrtare:

Bayern Munich: Neuer, Kimmich, Alaba, Sule, Boateng, Martinez, Sanches, Goretzka, Ribery, Muller, Lewandowski.

Dusseldorf: Rensing, Zimmermann, Bormuth, Kaminski, Giesselmann, Usami, Zimmer, Bodzek, Stoger, Hennings, Lukebakio. /Telegrafi/