Site icon Telegrafi

Bayern Munich – Dortmund, formacionet zyrtare të derbit klasik gjerman

Bayern Munichu dhe Borussia Dortmundi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Bundesliga.

Bavarezët janë nikoqir të ‘Milionerëve’ në ndeshjen derbin të javës, e cila pritet të zhvillohet në Allianz Arena nga ora 18:30.

Ekipi i Hansi Flick vjen nga një formë jo e mirë me vetëm një fitore në tri ndeshjet e fundit, por synon fitoren e radhës për ta rikthyer pozitën e parë.

Në anën tjetër, mysafirët kanë ngritje të formës me një barazim dhe dy fitore në tri ndeshjet e fundit, ndërsa kërkojnë të vazhdojnë rezultatet pozitive për t’u ngjitur në tabelë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, pavarësisht mungesave të theksuara.

Bayern: Neuer; Sule, Boateng, Alaba, Davies; Kimmich, Gorezka; Sane, Muller, Coman; Lewandowski

Dortmund: Hitz; Meunier, Hummels, Zagadou, Schulz; Delaney, Can, Dahoud; Reus, Hazard, Haaland.

/Telegrafi/

Exit mobile version