Site icon Telegrafi

Bayern Munich dhuron spektakël në ‘Der Klassiker’, fiton bindshëm ndaj Borussia Dortmund

Bayern Munich ka shënuar fitore ndaj Borussia Dortmund me rezultat 4-2 në kuadër të javës së 26-të në Bundesliga.

Goli i parë në ndeshje ishte një autogol, pasi Gregor Kobel shënoi në portën e tij për 1-0.

Në minutën e 18-të, Thomas Muller shënoi për 2-0 pas asistimit të Matthijs de Ligt.

Pas pesë minutash sërish Muller shënoi për 3-0, kësaj radhe pas asistimit të Laroy Sane.

Edhe pjesa e dytë kishte të njejtë histori, pasi që në minutën e 51-të ishte Sane që asistoi te Kinglsey Coman që shënoi për 4-0.

Borussia golin e parë e shënoi në minutën e 72-të me Emre Can që ishte i saktë nga pika e bardhë për 4-1.

https://twitter.com/eurofootcom/status/1642226145608310786

Krejt në kohën shtesë Raphael Guerreiro asistoi te Donyell Malen që shënoi për 4-2.

https://twitter.com/eurofootcom/status/1642230058935779331

Me këtë fitore Bayern Munich merr pozitën e parë me 55 pikë, dy më shumë se sa Borussia Dortmund që është e dyta. /Telegrafi/

Exit mobile version