Telegrafi

Bayern Munich dhe Hansi Flick shkruajnë historinë e Ligës së Kampionëve me fitoren ndaj Lazios

Hansi Flick ende nuk ka humbur ose barazuar një ndeshje me eliminim në Ligën e Kampionëve ndërsa është në krye të Bayern Munich, me serinë e tij të shtrirë në shtatë ndeshje radhazi, pasi fitores 2-1 në ndeshjen e dytë ndaj Lazios që e dërgoi klubin në çerekfinale.

Bayerni ka fituar edhe ndeshjen kthyese të 1/8-tës ndaj Lazios, duke siguruar një kalim në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ky kualifikim do të thotë edhe rekord për trajnerin Flick dhe klubin bavarezë, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Bayern Munich fiton sërish ndaj Lazios, Vedat Muriqi i pafat në këtë takim

Çfarë historie ka bërë Bayerni?

Ata tani janë kualifikuar në çerekfinale për të 19-tën herë – më shumë se çdo ekip tjetër në historinë e Ligës së Kampionëve.

Flick, ndërkohë, është menaxheri i parë që fiton secilën nga shtatë ndeshjet e tij të para në fazën e eliminimit në këtë garë.

Bavarezët gjithashtu kanë lidhur serinë e tyre më të mirë pa humbje në Ligën e Kampionëve, përfshirë ndeshjet e fazës së grupeve, duke shmangur humbjen në 19 ndeshje radhazi.

Cilat ekipe i ka mposhtur Flick në ndeshjet me eliminim?

Chelsea (dy herë)

Barcelona

Lyon

Paris Saint-Germain

Lazio (dy herë)

/Telegrafi/