Bayern Munich ka dalë me komunikatë zyrtare për të ardhmen e trajnerit Hansi Flick, i cili dje (e shtunë) bëri publike dëshirën për t’u larguar në fund të sezonit 2020/21.
Flick befasoi të gjithë pas ndeshjes së Bayernit me Wolfsburgun duke thënë se synon të largohet nga stoli i klubit gjerman pas përfundimit të sezonit.
Pa kaluar mirë një ditë e plotë, Bayerni ka reaguar me anë të faqeve zyrtare duke thënë se bisedimet do të zhvillohen pas përfundimit te sezonit dhe se nuk i përkrahin komunikimet e njëanshme nga Flick.
“Dje (e shtunë), trajneri kryesor i FC Bayern Hansi Flick bëri publike dëshirën e tij për të ndërprerë kontratën e tij, e cila zgjat deri në qershor 2023, në fund të sezonit aktual”.
“Hansi Flick kishte informuar bordin ekzekutiv të FC Bayern Munchen AG për këtë dëshirë gjatë javës së kaluar”.
Statement from the FC Bayern München AG board.
ℹ️ https://t.co/B3JAFRsXHn pic.twitter.com/BlKWccoiCi
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) April 18, 2021
“Hansi Flick dhe FC Bayern kishin rënë dakord të vendosin fokusin në ndeshjet kundër VfL Ëolfsburg, Bayer 04 Leverkusen (20 Prill) dhe 1. FSV Mainz 05 (24 Prill), në mënyrë që të mos prishin përqendrimin e të gjithë klubit në këto tre ndeshje të rëndësishme”.
“FC Bayern nuk miraton komunikimet e njëanshme të lëshuara nga Hansi Flick dhe do të vazhdojë bisedimet pas ndeshjes në Mainz, siç është rënë dakord”, thuhet në njoftimin e klubit gjerman. /Telegrafi/