Site icon Telegrafi

Bayern Munich i cakton çmimin Thiago Alcantaras – lojtari refuzon renovimin e kontratës

Bayern Munich ka bërë të ditur se do të lejojnë Thiago Alcantaran që të largohet në këtë verë.

Mesfushori spanjoll e dëshiron largimin nga Bavarezët, pasi kërkon një aventurë të re.

Alcantara ka refuzuar vazhdimin e kontratës me kampionin e Bundesligës, derisa Goal.com raporton se ka disa skuadra në garë për të.

Bayern Munich është e gatshme të shesë mesfushorin në shumën e 30 milionë eurove, ndërsa ende nuk ka marrë ofertë zyrtare.

Sipas mediumit anglez, Liverpooli është skuadra që po i prinë garës për shërbimet e lojtarit.

Por, në garë për të janë edhe skuadra si, Arsenal, Manchester United dhe Atletico Madrid. /Telegrafi/

Exit mobile version