Telegrafi

Bayern Munich bie në shtëpi dhe mbetet pas për titull, mposhtet nga Werder Bremen

Bayern Munich ka dështuar në shtëpi ndaj Werder Bremen duke pësuar humbje me rezultat 1-0 në kuadër të xhiros së 18-të të Bundesligas.

Mysafirët në fillimin e ndeshjes dhe në pjesën e parë në përgjithësi ishin shumë kërkues, duke rrezikuar disa herë portën e bavarezëve.

Jens Stage, Mitchell Weiser dhe Justin Njinmah kishin raste të mira, me këtë të fundit që edhe shënoi gol, por që u anulua nga VAR.

Bayern Munich kishte vetëm një rast të mirë në pjesën e parë, kur Dayot Upamecano rrezikoi portën e Werder Bremen.

Me të filluar pjesa e dytë, mysafirët arritën të gjenin golin e epërsisë, kur Weiser mposhti Manuel Neuerin për 1-0.

Pasin pranuan gol, Bayern Munich u lëshua në sulm për të shënuar golin e barazimit duke rrezikuar me Leroy Sane, Harry Kane dhe Mathys Rel, por që nuk arritën të shënonin.

 

Pas kësaj humbjeje, Bayern Munich mbetet në vendin e dytë me 41 pikë, hstatë më pak se sa Bayer Leverkusen që është lider. /Telegrafi/