Site icon Telegrafi

Bayern Munich bën të ditur datën e rikthimit të Neuer në fushë

Ylli i Bayern Munich, Manuel Neuer thuhet se do të kthehet në ekip javën e ardhshme në sfidën që bavarezët e luajnë kundër Darmstadt-it.

37-vjeçari ka mbetur jashtë fushës që kur theu këmbën në një aksident gjatë skijimit dhjetorin e kaluar.

Portieri me përvojë u rikthye në stërvitje në gusht dhe pritej të ishte në aksion kundër Preussen Munster muajin e kaluar.

Por, rikthimi i Neuer e shtye dhe ai nuk u bë pjesë e ekipit të Bayernit për ndeshjen që e zhvilluan në kuadër të Kupës së Gjermanisë.

Sidoqoftë, tani është planifikuar që ai të kthehet për ndeshjen në shtëpi kundër SV Darmstadt 98 javën e ardhshme, sipas gazetarit Florian Plettenberg.

Raportohet se ky ishte një vendim i përbashkët i lojtarit, trajnerit Thomas Tuchel dhe trajnerit të portierëve Rechner.

37-vjeçari ka luajtur për herë të fundit për Bayernin në nëntor kundër Schalkes në Bundesligë. Më pas ai ishte kapiten i Gjermanisë në Kupën e Botës 2022 në Katar, ku ata përfunduan të tretët në grupin e tyre dhe u eliminuan shumë herët nga ajo garë.

Në mungesë të tij, Yann Sommer u paraqit për bavarezët për pjesën e mbetur të sezonit 2022-23 para se të largohej në drejtim të Interit në verë.

Lexo po ashtu Mazraoui futet në probleme me Bayern Munichin pas përkrahjes për Palestinës

Thomas Tuchel ka përdorur Sven Ulreich në portë këtë sezon dhe gjermani ka bërë një punë mbresëlënëse deri më tani.

35-vjeçari ka startuar në shtatë ndeshje të Bundesligës, ku ka mbajtur portën e paprekur në tri prej tyre.

Tani me rikthimin e Neuer, mbetet për t’u parë se kë preferon Tuchel mes dy shtyllave të portës./Telegrafi/

 

Exit mobile version