Telegrafi

Bayern Munich bën shaka në DFB Pokal – shënon 12 gola ndaj Bremerit

Bayern Munich ka kaluar në 1/16 e DFB Pokal, pasi ka mposhtur me rezultat 12-0 klubin Bremer.

Edhe pse luanin ndaj një skuadre amatore, bavarezët e morën shumë seriozisht ndeshjen, duke shënuar pesë herë që në pjesën e parë.

Maxim Choupo Moting e hapi ndeshje që në minutën e tetë, ndërsa pas tij shënoi Jamal Musiala dhe Warm (autogol).

Choupo Moting shënoi edhe dy herë në pjesën e parë për rezultat 5-0.

Në pjesën e dytë shënuan edhe Malik Tillman, Mickael Cuisance, Bouna Sarr dhe Leroy Sane.

Muslia gjeti golin e dytë personal, ndërsa Choupo Moting shënoi ‘poker’.

Bayern Munich ashtu sic është pritur ka kaluar në fazën tjetër. /Telegrafi/