Kampioni i Bundesligës, Bayern Munich dhe kampionët e MLS, Los Angeles FC kanë njoftuar një sipërmarrje të përbashkët për të zhvilluar lojtarë të talentuar.
Ndërmarrja e përbashkët – Red&Gold Football – synon ‘të zhvillojë talentë ndërkombëtarë, gjithashtu në bashkëpunim me klubet partnere, për ekipet e tyre dhe për futbollin profesionist’.
“Ne e shohim këtë partneritet si një mundësi për të forcuar FC Bayern në garën sportive me klubet më të mira në Evropë dhe Bundesligë”, deklaroi drejtori ekzekutiv i Bayernit, Oliver Kahn.
“Fakti që Kampionati Botëror 2026 do të zhvillohet kryesisht në ShBA, ku tashmë kemi një zyrë në Neë York, e bën Los Anxhelosin edhe më tërheqës”.
“Pres një rritje të cilësisë dhe talentit të ri në Major League Soccer, gjë që do të ketë një ndikim pozitiv në partneritetin tonë”, vazhdoi Kahn.
“Ky është një moment vërtet i veçantë për LAFC,” shtoi Bashkëpresidenti i LAFC dhe CBO – Larry Freedman.
“Ne presim të punojmë së bashku me partnerin tonë FC Bayern jo vetëm për të zhvilluar talentët dhe për të vazhduar të rrisim sportin dhe markën tonë në skenën globale, por për të ndarë praktikat më të mira dhe për të përmirësuar organizatat tona edhe jashtë fushës”.
Bayern Munich nuk është i panjohur për partneritetin me klubet e MLS. Ata kanë pasur një partneritet me FC Dallas që i ka parë ata të zhvillojnë talentë të lartë si Chris Richards – tani në Crystal Palace – dhe Justin Che, aktualisht i huazuar në Hoffenheim. /Telegrafi/
Internationale Talentförderung: FC Bayern und Los Angeles Football Club werden Partner.
Alle Informationen: https://t.co/7qnrTKfsxU
#FCBayern @LAFC— FC Bayern München (@FCBayern) March 13, 2023