Site icon Telegrafi

Bayern Munich 6-0 Monchengladbach, notat e lojtarëve – Shkëlqen Lewandowski

Bayern Munichu ka shënuar fitore të thellë me rezultat 6-0 ndaj Borussia Monchengladbach në ndeshjen e javës së 32-të në Bundesliga.

Bavarezët luajtën pa presion ndeshjen nga Gladbach pasi humbja e RB Leipzig më herët nga Borussia Dortmund i shpalli ata edhe matematikisht kampion.

Golat në këtë përballje u shënuan nga Robert Lewandowski (2’, 34’, 66’), Thomas Muller (23’), Kinglsey Coman (44’) dhe Leroy Sane (85’).

Lexo po ashtu Bayern Munichu feston titullin me goleadë ndaj Monchengladbach – Lewandowski shënon het-trik

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht Lewandowski, i cili pas tri golave të shënuar u notua me notë maksimale 10.

Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për mbrojtësin Tanguy Nianzou që pas ndëshkimit me të kuq brenda disa minutave lojë u notua me 5.1.

Notat e lojtarëve

/Telegrafi/

Exit mobile version