Telegrafi

Bayern Munich 5-3 Augsburg, notat e Berishës dhe të tjerëve

Bayern Munichu ka fituar me rezultat të thellë 5-3 ndaj Augsburgut në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Bundesliga.

Bavarezët kanë marrë edhe fitoren e tretë radhazi në kampionat, duke rikthyer pozitën e parë pasi ka kaluar tri pikë para Borussia Dortmundit.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Joao Cancelo (15’), Benjamin Pavard (19’, 35’), Leroy Sane (45’) dhe Alphonso Davies (74’) për Bayernin, ndërsa për Augsburgun shënuan Mërgim Berisha (3’, 60’) dhe Irvin Cardona (90+).

Lexo po ashtu Bayern Munichu fiton trilerin e tetë golave ndaj Augsburgut, Mërgim Berisha shënoi dy herë

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mbrojtësi Pavard, i cili pas dy golave të shënuar u notua me 9.1.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mbrojtësin e mysafirëve, Robert Gumny që u vlerësua me 5.7.

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe sulmuesi shqiptar, Berisha, i cili ishte më i miri të mysafirët me otë 8.0.

Notat e lojtarëve

 

/Telegrafi/