Bayern Munichu ka fituar me rezultat të thellë 5-3 ndaj Augsburgut në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Bundesliga.
Bavarezët kanë marrë edhe fitoren e tretë radhazi në kampionat, duke rikthyer pozitën e parë pasi ka kaluar tri pikë para Borussia Dortmundit.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Joao Cancelo (15’), Benjamin Pavard (19’, 35’), Leroy Sane (45’) dhe Alphonso Davies (74’) për Bayernin, ndërsa për Augsburgun shënuan Mërgim Berisha (3’, 60’) dhe Irvin Cardona (90+).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mbrojtësi Pavard, i cili pas dy golave të shënuar u notua me 9.1.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mbrojtësin e mysafirëve, Robert Gumny që u vlerësua me 5.7.
Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe sulmuesi shqiptar, Berisha, i cili ishte më i miri të mysafirët me otë 8.0.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/