Bayern Munich ka bërë detyrën në ndeshjen e fundit të Bundesligas, duke shënuar fitore të thellë ndaj Augsburgut.
Kampionët e ri të Gjermanisë kanë triumfuar me rezultat 5-2, në një ndeshje ku shkëlqeu Robert Lewandowski.
Jeffrey Gouweleeuw realizoi autogol pas goditjes nga Lewandowski për epërsinë e hershme të Bayernit.
Ndërkohë golat tjerë u realizuan nga Serge Gnabry, Joshua Kimmich, Kingsley Coman dhe Robert Lewandowski.
Pikërisht sulmuesi polak ishte lojtari me notën më të lartë në këtë takim.
Ndërkohë nota më e ulët shkoi për mbrojtësin anësor të Augsburgut, Robert Gummy. /Telegrafi/