Bayern Munich ka fituar në shtëpi me rezultat të thellë 5-1 ndaj Eintracht Frankfurtit në ndeshjen e vlefshme për javën e fundit në Bundesliga.
Bavarezët kanë shënuar fitore në ndeshjen e fundit dhe kanë arritur të fitojnë garën e ashpër ndaj Borussia Dortmundit dhe të shpallen kampion për këtë sezon.
Golat në këtë fitore titulli për skuadrën e Niko Kovac u shënuan nga Kingsley Coman (4′), David Alaba (53′), Renato Sanches (58′), Franck Ribery (72′) dhe Arjen Robben (78′), ndërsa për mysafirët shënoi Sebastian Haller (50′).
Lojtari më i vlerësuar tek kampionët gjerman ishte sulmuesi gjerman, Thomas Muller, i cili u vlerësua me notë 8.8.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësin mysafirë Makoto Hasebe, që u notua me 5.6.
Bayern:
Eintracht:
/Telegrafi/