Bayern Munich ka marrë një tjetër fitore në kampionat, të dytën radhazi.
Kampioni në fuqi i Gjermanisë ka mposhtur Hertha Berlinin me rezultat të thellë 5-0.
Ishte një ndeshje ku shkëlqeu sulmuesi polak Robert Lewandowski, që realizoi het-trick në këtë sfidë.
Ndërkohë dy golat tjerë për Bayernin u realizuan nga Thomas Muller dhe Jamal Musiala.
3️⃣0️⃣0️⃣ FC BAYERN GOALS ⚽ pic.twitter.com/0wpKFi72PE
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) August 28, 2021
Sulmuesi polak ishte lojtari i ndeshjes, pasi arriti të marrë notë të lartë 9,8.
Me paraqitje shumë të mirë u dallua edhe Thomas Muller, si dhe Joshua Kimmich e Jamal Musiala.
E nota më e ulët në këtë takim shkoi për portierin mysafir Alexander Schwolow. /Telegrafi/