Bayern Munich ka fituar me rezultat të thellë 4-0 në shtëpi ndaj Hoffenheim në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Bundesliga.
Bavarezët e Julen Nagelsmann kanë vazhduar serinë pozitive në kampionat, duke marrë fitoren e radhës në ndeshjen e zhvilluar në Allianz Arena.
Golat në këtë fitore për Bayernin u shënuan nga Serge Gnabry (16’), Robert Leëandoëski (30’), Maxim Choupo-Moting (82’) dhe Kingsley Coman (88’).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mbrojtësi i Bayernit, Dayot Upamecano, i cili pas paraqitjes së mirë u notua me 8.7.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për Oliver Baumann dhe Stefan Posch të vendasve që u vlerësuan me notë 5.9.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/