Bayern Munichu ka fituar me rezultat të thellë 4-0 ndaj Borussia Dortmundit në ndeshjen derbi të javës së 11-të në Bundesliga.
Bavarezët janë treguar arrë e fortë për rivalin e vjetër, Dortmundit, duke i mposhtur me rezultat të thellë.
Golat në këtë fitore të Bayernit u shënuan nga Robert Lewandowski (17′, 76′), Serge Gnabry (49′) dhe Mats Hummels (80′, OG).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht sulmuesi polak, Lewandowski, i cili u notua me 8.9.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi Roman Burki dhe Axel Witsel, që u vlerësuan me notë 5.5.
Bayern Munich:
Dortmund:
/Telegrafi/