Bayern Munich është befasuar në kuadër të xhiros së 21-të në Bundesliga.
Kampioni në fuqi i Gjermanisë është ndalur në shtëpi nga Armenia Bielefeld në një barazim spektakolar 3-3.
Michel Vlap, Amos Pieper dhe Christian Gebauer shënuan golat për mysafirët, derisa Robert Lewandowski, Corentin Tolisso e Alphonso Davies për vendasit.
David Alaba ishte lojtari më i vlerësuar te Bayerni, derisa me notë të mirë u vlerësuan edhe Corentin Tolisso e Alphonso Davies.
Nota më e dobët në ndeshje shkoi për kapitenin e bavarezëve, Manuel Neuer.
Ndërkohë tek skuadra mysafire që arkëtoi një pikë të artë më të mirët në fushë ishin Laursen, Vlap dhe Pieper.
Edhe përkundër barazimit, Bayerni vazhdon bindshëm kryesimin në Bundesliga me 49 pikë, pesë më shumë se RB Leipzig në vendin e dytë.
Në anën tjetër, Armenia Bielefeld mbetet në vendin e 16-të në tabelë me 18 pikë. /Telegrafi/