Bayern Munich ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në shtëpi ndaj Paderbornit.
Kampioni në fuqi i Gjermanisë triumfoi me rezultat të ngushtë 3-2, në një ndeshje ku mysafirët dy herë barazuan rezultatin.
Serge Gnabry ishte fantastik në këtë takim duke shënuar një gol dhe duke asistuar në dy të tjerë të shënuar nga Robert Lewandowski.
Pikërisht dy shënuesit e golave të Bayernit morën edhe notat më të larta, derisa dëshpëroi portieri Manuel Neuer.
Tek mysafirët nota më e lartë shkoi për portierin Zingerle që pati paraqitje fantastike. /Telegrafi/