Site icon Telegrafi

Bayern Munich 3-1 Freiburg, notat e lojtarëve – Shkëlqen Lewandowski

Robert Lewandowski (Foto: Alexander Hassenstein/Getty Images/Guliver)

Bayern Munichu ka mposhtur Freiburgun me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Bundesliga.

Bavarezët e fituan edhe matematikisht titullin e tetë radhazi në Bundesliga gjatë fundjavës së kaluar, por kjo nuk i ka ndaluar të shënojnë fitoren e radhës në ndeshjen ndaj Freiburgut.

Golat në këtë takim u shënuan nga Joshua Kimmich (15’) dhe Robert Lewandowski (24’, 37) për Bavarezët, ndërsa Lucas Holer (33’) shënoi për mysafirët.

Lexo po ashtu Bayern Munichu merr një fitore rutinë ndaj Freiburgut

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht sulmuesi polak, Lewandowki, i cili pas dy golave dhe një asistimi u notua me 9.3.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për lojtarin e mysafirëve, Gian-Luca Waldschmidt që u vlerësua me notë 5.9.

Bayern Munich:

Freiburg:

/Telegrafi/

Exit mobile version