Telegrafi

Bayern Munich 2-1 Freiburg, notat e lojtarëve

Bayern Munichu ka fituar me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Freiburgut në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Bundesliga.

Bavarezët kanë vazhduar serinë pozitive duke marrë fitoren e katërt radhazi në kampionat dhe duke ia shkaktuar humbjen e parë Freiburgut këtë sezon.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Leon Goretzka (30’) dhe Robert Lewandowski (75’) për vendasit, ndërsa Janik Haberer (90+) për mysafirët.

Lexo po ashtu Bayern Munichu triumfon në shtëpi dhe ia shkakton humbjen e parë të sezonit Freiburgut

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte portieri mysafir, Mark Flekken, i cili pas disa pritjeve fantastike u notua me 8.2.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për rezervistin e vendasve, Jamal Musiala që u vlerësua me notë 6.1.

Notat e lojtarëve

/Telegrafi/