Bayern Munichu ka barazuar 1-1 në shtëpi ndaj Hoffenheimit në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Bundesliga.
Ekipi i Thomas Tuchel nuk ka arritur ta marrë fitoren e tretë radhazi në Bundesliga, pasi është ndalur nga Hoffenheimi në “Allienz Stadium”.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Benjamin Pavard (17’) për vendasit dhe Andrej Kramaric (71’) për mysafirët.
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte portieri mysafir, Oliver Baumann, i cili u vlerësua me notë 8.0.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin vendas, Yann Sommer që u notua me 6.4.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/