Telegrafi

Bayern Munich 1-1 Borussia Moenchegladbach, notat e lojtarëve: Yann Sommer me vlerësim maksimal

 Bayern Munich është ndalur në barazim 1-1 nga Borussia Moenchegladbach.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë nuk ka mundur të marrë më shumë se një barazim përballë Gladbach në ndeshjen e zhvilluar në ‘Allianz Arena’.

Marcus Thuram realizoi për mysafirët teksa Leroy Sane barazoi gjithçka në minutat e fundit të ndeshjes.

E më i miri në fushë në këtë sfidë ishte portieri mysafirë Yann Sommer i cili mori notën maksimale pasi bëri hiq më pak se 19 pritje në këtë takim.

Me nota të larta u vlerësuan edhe Joshua Kimmich e Benjamin Pavard te Bayerni si dhe Marcus Thuram te mysafirët. /Telegrafi/