Site icon Telegrafi

Bayern konfirmon largimin e Tolissos

Corentin Tolisso është larguar zyrtarisht si lojtar i lirë nga Bayern Munichu.

Klubi gjerman ka bërë të ditur se lojtari francez nuk është më pjesë e tyre.

Përmes një komunikate, Bavarezët bënë të ditur se pas vitesh bashkëpunimi, rrugët me Tolisson janë ndarë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Corentin Tolisso

“Pas pesë vitesh të suksesshme së bashku në FC Bayern, Corentin Tolisso largohet nga kampioni rekord gjerman. Mesfushori erdhi nga Olympique Lyon për sezonin 2017/18”, thuhet në njoftimin e tyre.

“Mesfushori 27-vjeçar bëri 118 paraqitje konkurruese për FC Bayern, duke shënuar 21 gola. Ai festoi pesë kampionate gjermane në Mynih, dy herë duke fituar Kupën DFB dhe katër triumfe në Superkupën e DFL. Ai gjithashtu fitoi Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për Klube dhe Superkupën e Evropës me FC Bayern”.

Tolisso natyrisht se do të ketë interesimin e disa skuadrave të mëdha evropiane dhe në ditët në vijim pritet të mësohet e ardhmja e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version