Site icon Telegrafi

Bayern fiton pa problem ndaj Augsburgut, kryeson e vetme në Bundesliga

Bayern Munich ka marrë një fitore të lehtë në shtëpi ndaj Agusburgut 3-0.

Që nga minutat e para të ndeshjes, Bayerni ishte më i mirë në fushë duke dominuar mysafirët.

E për të parë golin e parë në ‘Allianz Arena’, tifozët u desh të prisnin 31 minuta.

Ishte mesfushori kilian, Arturo Vidal që pas asistimit nga Niklas Sule shënoi për 1-0 pas një tollovie në zonë.

Edhe përkundër që shënuan golin, bavarezët nuk i ndalën sulmet në drejtim të portës së mysafirëve.

Kësisoj në minutën e 38-të erdhi edhe goli i dytë për Bayernin në këtë takim.

Ishte sulmuesi polak Robert Lewandowski që realizoi golin e dytë pas asistimit nga Arturo Vidal.

Me epërsinë e dyfishtë të bavarezëve përfunduan edhe 45 minutat e para të kësaj sfide.

E pjesën e dytë Bayerni e nisi edhe më furishëm pasi shënuan golin e tretë vetëm pas katër minutave lojë.

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski arriti ta shënoj golin e dytë në ndeshje dhe të tretin për Bayernin.

Deri në fund të ndeshjes, Bayerni kishte edhe disa raste tjera të mira shënimi por që më nuk pati gola.

Me këta dy gola reprezentuesi polak shkoi në koten e 13 golave në Bundesliga.

Pas kësaj fitore, Bayern vazhdon të mbetet në krye të Bundesligas me 29 pikë të tubuara, gjashtë më shumë se RB Leipzig në pozitën e dytë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version