Bayern Munich ka fituar me lehtësi në udhëtim te Wolfsburgu, duke e mposhtur me rezultat të thellë 6-0.
Bavarezët kanë vazhduar dominimin e tyre në futbollin gjerman duke u shpallur për herë të pestë radhazi kampion në Bundesliga, dhe këtë pa përfunduar ende kampionati.
Shpallja kampion i Gjermanisë për Bayernin erdhi në ndeshjen e tyre në udhëtim te Wolfsburgu të cilën e fituan me rezultat 6-0.
Serinë e golave për bavarezët e hapi David Alaba në minutën e 19 ku shënoi një gol të bukur nga goditja e dënimit nga rreth 25 metra.
Pastaj ishte sulmuesit polak, Robert Lewandowski, që shënoi dy gola, ku i pari erdhi në minutën e 36 pas asistimit të Thomas Muller dhe tjetri i 3-0 në minutën e fundit të pjesës së parë pas asistimit të Kingsley Koman.
Edhe në pjesën e dytë Bayerni dominoi, ku fillimisht gjeti rrjetën me anë të Arjen Robben, i cili shënoi një gol të bukur nga distanca në minutën e 66 për 4-0.
Deri në fund të ndeshjes, Bayerni menaxhoj mirë ndeshjen dhe arritën të shënojnë edhe dy gola tjerë.
I pesti erdhi në minutën e 80 nga Thomas Muller, ndërsa ai i 6-0 nga Joshua Kimmich, i cili vulosi rezultatin përfundimtar duke e shpallur kështu ekipin e tij edhe matematikisht kampion të Bundesligës, tri ndeshje pa përfunduar kampionati. /Telegrafi/
Alaba Free Kick 😁 pic.twitter.com/kt2cHGcaFk
— REMEDY (@Remurdy) April 29, 2017
Lewandowski with the second goal for @FCBayern!! pic.twitter.com/QR96deozkv
— REMEDY (@Remurdy) April 29, 2017