Thuhet shpesh që të drejtosh Bayernin është një punë e lehtë, sidomos në këto vite, pasi bavarezët dominojnë totalisht në Gjermani dhe e nisin sezonin duke menduar vetëm për Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, asnjë trajner në histori nuk kishte bërë atë që ka bërë Carlo Ancelotti: 7 fitore në 7 ndeshjet e para në drejtim.
Mbrëmë Bayerni mposhti me lehtësi Herthan, duke qenë tashmë i vetëm në krye të Bundesligës, ndërsa ka fituar edhe ndeshjet e tjera, mes Ligës së Kampionëve, Kupës e Superkupës.
Jo vetëm kaq, sepse Bayerni mund të krenohet edhe me një shifër tjetër impresionuese: vetëm një gol i pësuar këtë sezon.