Bayern Munichu ka fituar me rezultat të thellë 6-1 ndaj Mainzit në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Bundesliga.
Skuadra e drejtuar nga Nico Kovac ka vazhduar serinë pozitive dhe fitoret në kampionat, pasi pas Schalkes, kanë mposhtur me lehtësi edhe Mainzin.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Benjamin Pavars (36′), David Alaba (45′), Ivan Perisic (54′), Kingsley Coman (64′), Robert Lewandowski (78′) dhe Alphonso Davies (82′) për vendasit, ndërsa Jean-Paul Boetius (6′) për mysafirët.
Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte mbrojtësin francez, Pavard, i cili u vlerësua me notë 8.6.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin mysafir, Florian Muller, që u notua me 5.5.
Bayern:
Mainz:
/Telegrafi/