Bayern Munichu ka shënuar një fitore të thellë ndaj Schalkes me rezultat 5-0 në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 19-të në Bundesliga.
Bavarezët kanë vazhduar serinë pozitive në kampionat, duke arritur edhe fitoren e pestë radhazi dhe duke iu afruar pozitës së parë në vetëm një pikë.
Golat në këtë fitore të thellë të Bayernit u shënuan nga Robert Lewandowski (6’), Thomas Muller (45+), Leon Goretzka (50’), Thiago Alcantara (58’) dhe Serge Gnabry (89’).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte sulmuesi polak, Lewandowski, i cili u vlerësua me notë 9.3.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për yllin e Schalkes, Amine Harit që u notua me 4.9.
Bayern:
Schalke:
/Telegrafi/