Bayern Munich ka fituar me rezultat të thellë 5-0 ndaj Freiburgut në ndeshjen e vlefshme për gjiron e tetë në kampionatin gjerman, Bundesliga.
Skuadra bavareze i është kthyer fitoreve në kampionat pas dy barazimeve rresht dhe kjo fitore vjen si e para në krye me trajnerin e ri Jupp Heynckes.
Golat në këtë takim për skuadrën e Heynckesit u shënuan nga autogoli i Julian Schuster (8’), Kingsley Coman (42’), Thiago Alcantara (63’), Robert Lewandowski (75’) dhe Joshua Kimmich (90+).
Lojtari më i vlerësuar në këtë takim ishte Alcantara, i cili u vlerësua me notë 9.3, ndërsa nota më e ulët shkoi edhe Caglas Soyuncu që u notua me 5.1.
Paraqitje të mirë të Bayerni patën edhe Coman, Kimmich dhe Lewandowski. /Telegrafi/
Bayern:
Freiburg: