Bayer Leverkusen ka emëruar ish-mesfushorin e Liverpoolit dhe Real Madridit, Xabi Alonson si trajnerin e tyre të ri, pasi shkarkoi Gerardo Seoane të mërkurën.
Klubi gjerman ka duruar një fillim të mjerë të sezonit të ri, duke regjistruar vetëm pesë pikë në tetë ndeshje deri më tani në Bundesliga.
Dhe tani, Bayer ka vepruar duke shkarkuar trajnerin Seoane dhe duke e zëvendësuar atë me Alonson pas humbjes zhgënjyese 2-0 nga Porto në Ligën e Kampionëve të martën.
Një deklaratë, klubi gjerman konfirmoi lajmin të mërkurën pasdite, duke shkaruar Seoanen dhe emëruar Alonson.
“Bayer 04 Leverkusen janë ndarë me trajnerin Gerardo Seoane. Trajneri zviceran pasohet nga Xabi Alonso i cili ka një kontratë deri më 30 qershor 2024”, thuhej në njoftim.
ℹ️ #Bayer04 and Gerardo #Seoane go their separate ways. World and European Champion @XabiAlonso becomes new head coach of the #Werkself. pic.twitter.com/VBcCCWHPNJ
— Bayer 04 Leverkusen (@bayer04_en) October 5, 2022
Pa u mbushur 24 orë nga emërimi i tij, Leverkuseni ka prezantuar sot (e enjte) legjendën spanjolle.
“Mirësevjen në Leverkusen, Xabi Alonso”, shkruan në njoftimin e klubit gjerman.
Xabi u largua nga posti i trajnerit të Real Sociedad B në fund të sezonit të kaluar. /Telegrafi/
Welcome to Leverkusen, @XabiAlonso ! 🤗#Bayer04 I #Werkself pic.twitter.com/gWeZgNTTQx
— Bayer 04 Leverkusen (@bayer04_en) October 6, 2022