Site icon Telegrafi

Bayer Leverkusen vazhdon marshimin drejt titullit, merr tri pikë ndaj Heidenheim si mysafir

Bayer Leverkusen ka shënuar fitore ndaj Heidenheim me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 22-të të Bundesligas.

Pjesa e parë nuk është se solli raste të mira, me liderët e Bundesligës që kontrollonin ndeshjen.

Në rastin e parë të mirë, Bayer Leverkusen arriti të shënojë dhe atë në kohën shtesë të pjesës së parë, me Amine Adli që asistoi te Jeremie Frimpong për të shënuar për 1-0.

Pjesa e dytë nisi me raste nga të dyja palët, por që nuk arritën të shënonin.

Në minutën e 81-të, Bayer Leverkusen arriti të shënojë golin e dytë, kur Florian Wirtz pasoi te Amine Adli që shënoi për 2-0.

Por pas gjashtë minutash, Nikola Dovedan asistoi te Marvin Pieringer që shënoi për 2-1 për të hapur ndeshjen.

Ky gol nuk është se ndryshoi diçka në fund, pasi që Bayer Leverkusen mori fitoren e radhës që e mban në vendin e parë me 58 pikë, tetë më shumë se Bayern Munich, që ka një ndeshje më pak. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version