Bayer Leverkusen është vënë pas portierit shqiptar Thomas Strakosha.
Mësohet se klubi gjerman është gati të paguajë hiq më pak se 30 milionë euro për të.
Sipas Corriere dello Sport, Lazio ka filluar të mendojë për transferimin e portierit të Atalantas, Marco Sportiello, por edhe Rui Patricio është i lirë.
Klubi gjerman është duke u përballur me largimin e Berno Lenos, për të cilin ka oferta nga Napoli dhe Arsenali.
Portieri 23 vjeçar ka pasur sezon të jashtëzakonshme.
Ai e ka ndihmuar skuadrën e tij që ta mbyll në vendin e pestë kampionatin.
Strakosha është pjesë e Kombëtaresh Shqiptare tash e disa vjet. /Telegrafi/