Telegrafi

Bayer Leverkusen ndalet në shtëpi nga Borussia M’gladbach, ngushtohet diferenca dhe ndezët lufta për titull

Bayer Leverkusen nuk ka arritur të marr më shumë se një barazim pa gola ndaj Borussia Moenchengladbach në kuadër të javës së 19-të Bundesligës.

Aspirinat edhe pse ishin më të mirë në të gjithë ndeshje dhe rrezikuan shumë herë, nuk arritën të merrnin tri pikët.

Madje në fraksionin e parë, Bayer kishte dy pretendime për penallti, por gjyqtari i ndeshjes nuk mendoi ashtu.

Edhe në pjesën e dytë shumë raste për vendasit me Florian Wirtzin, Alejandro Grimaldon dhe Jeremie Frimpongun, por që nuk e gjetën rrjetën.

Krejt në kohën shtesë Nathan Tella ishte afër të shënonte, por që portieri ishte në vend.

Me këtë barazim, Bayer Leverkusen mbetet lider me 49 pikë, dy më pak se Bayern Munich që është i dyti. /Telegrafi/

 

Standings provided by Sofascore