Në kuadër të javës së 28-të të Bundesligës, lideri Bayer Leverkusen ka marr fitoren e radhës, ndërsa ndjekësi i parë, Bayern Munich ka pësuar humbje.
Aspirinat kanë shënuar fitore ndaj Union Berlinit si mysafir me rezultat 1-0.
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Florian Wirtz nga pika e bardhë në fundin e pjesës së parë.
𝐀𝐮𝐬𝐰𝐚̈𝐫𝐭𝐬𝐬𝐢𝐞𝐠! 🥳#FCUB04 0:1 pic.twitter.com/YhHstGoo3r
— Bayer 04 Leverkusen (@bayer04fussball) April 6, 2024
Në anën tjetër, Bayern Munich u mendua se mori fitore, pasi që pjesën e parë e mbylli në epërsi prej 2-0 ndaj Heidenheim.
Harr Kane dhe Serge Gnabry shënuan golat në minutat 38’ dhe 45’ për bavarezët.
Por në pjesën e dytë, Heidenheim, u kthye në lojë duke shënuar dy herë shpejtë.
Kevin Sessa dhe Tim Kleindienst shënuan në minutat 50’ dhe 51’ për rezultatin 2-2.
Kleindienst nuk u ndal me kaq dhe shënoi edhe golin e fitores për vendasit për 3-2.
Schlusspfiff. pic.twitter.com/ZhTtdGPDM5
— FC Bayern München (@FCBayern) April 6, 2024
Bayer Leverkusen me 76 pikë është lider në Bundesliga, ndërsa Bayern Munich mbetet i dyti me 60 pikë./Telegrafi/