Bayer Leverkusen ka arritur të shënojë fitore me rikthim në Kupën e Gjermanisë (DFB Pokal) ndaj Werder Bremen, pas vazhdimeve me rezultat 4-2.
Për të kaluar tutje, aspirinave iu desh edhe koha shtesë, pasi ndeshje për 90 minuta u mbyll 2-2.
Kruse dhe Johannsson shënuan për mysafirët që në fillim, por që Brandt hapi ndeshjen.
Brandt e barazoi rezultatin në 2-2 në pjesën e dytë.
Milot Rashica u inkuadrua në lojë në fillimin e pjesës së dytë, por që nuk la gjurmë në këtë takim.
Në vazhdime vendasit shënuan edhe dy herë tjera me Bellarabi dhe Havertz.
Kjo ndeshje ishte në kuadër të çerekfinales së Kupës së Gjermanisë.
Bayern Munich po ashtu ka kaluar tutje, pasi e ka mposhtur me rezultat 6-0, Paderbornin. /Telegrafi/
https://twitter.com/Klopp_lfc_best/status/960984825439162368