Telegrafi

Bayer Leverkusen dhe Granit Xhaka shënojnë edhe një tjetër sukses, kalojnë në finale të Kupës së Gjermanisë

Bayer Leverkusen nën drejtimin e Xabi Alonsos, po shkëlqen këtë sezon, ku me hapa të sigurt po shkon drejt titullit të parë në histori të klubit në Bundesligë, ndërsa është në finale edhe të Kupës së Gjermanisë.

Me Granit Xhakën në mesfushë, sot Leverkusen fitoi me rezultatin 4-0 ndaj Fortuna Duesseldorfit në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.

Jeremie Frimpong, Amine Adli dhe Florian Wirtz me dy gola, ishin ata që i dhanë fitoren Leverkusenit për të siguruar finalen, ku do të përballen ndaj Kaiserslauternit.

Xhaka e nisi ndeshjen nga minuta e parë dhe luajti deri në minutën e 78-të.

Finalja e Kupës së Gjermanisë mes Bayer Leverkusen dhe Kaiserslautern do të zhvillohet më 25 maj. /Telegrafi/