Telegrafi

Bayer Leverkusen 3-0 Bayern Munich, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Bayer Leverkusen ka shënuar fitore ndaj Bayern Munich me rezultat 3-0 në kuadër të derbit të javës së 21-të në Bundesliga.

Josip Stanisic, Alejandro Grimaldo dhe Jeremie Frimpong shënuan golat në fitoren e Aspirinave, që mund të jetë edhe fitore e titullit.

Granit Xhaka që luajti gjithë ndeshjen u vlerësuan me notë 6.7, pothuajse më e ulëta te vendasit.

Më i miri ishte ishte Josip Stanisic me notën 7.6, ndërsa pas tij Grimaldo me 7.5.

Sa i përket asaj se kush ishte më i dobët, Sacha Boey mori notën 6.2.

Me këtë fitore Bayer Leverkusen ka 55 pikë, tani pesë më shumë se sa Bayern Munich që është i dyti.

Notat e lojtarëve të Bayer Leverkusen dhe Bayern Munich

/Telegrafi/