Bayer Leverkuseni e ka fituar derbin e kësaj jave në Bundesliga duke mposhtur Borussia Dortmundin me rezultat 2-0.
Kjo ishte hera e parë nga viti 2007 që Leverkuseni fiton ndaj BVB-së në shtëpi.
Por, e rëndësishme në këtë artikull është vlerësimi i lojtarëve, ku Admir Mehmedi ishte njëri nga më të mirët në fushë.
Ai është vlerësuar me notën 8.5, ndërsa vetëm Calhanoglu e ka notën më të lartë se futbollisti shqiptar. /Telegrafi/