Telegrafi

Bavarezët për hakmarrje ndaj Hoffenheim, formacionet zyrtare

Bayern Munich do të jetë mysafirë i Hoffenheim në kuadër të javës së 24-të në Bundesliga.

Kryesuesit e kampionatit janë duke kaluar nëpër një formë mjaftë të mirë dhe synojnë pikët e plota edhe në këtë takim.

Në anën tjetër vendasit kanë pësuar dy humbje dhe kanë marrë një barazim në tri takimet e fundit.

Bayerni synon të hakmerret ndaj Hoffenheimit që e kishte mposhtur në Allianz Arena në ndeshjen e parë 1-2.

Tanimë dy ekipet kanë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Formacionet zyrtare:

Hoffenheim: Baumman,, Nordtveit, Larsen, Bebou, Grillitsch, Baumgrartner, Rudy, Zuber, Samassekou, Hubner, Skov.

Bayern Munich: Neuer, Pavard, Alaba, Boateng, Davies, Kimmich, Thiago, Muller, Gnabry, Coutinho, Zirkzee. /Telegrafi/