Telegrafi

Bauza: Higuain, zgjedhja jonë e parë

Trajneri i Argjentinës, Edgardo Bauza, ka konfirmuar se Paulo Dybala do të tentohet që të bëhet i gatshëm për Bolivinë, teksa Higuainin e cilëson si zgjedhjen e parë.

Dyshja juventine u tha se do të vihej në rrezik nga Mauro Icardi, i cili ka numër të madh golash në Serie A, megjithatë, Bauza refuzon të ftojë ende sulmuesin e Interit.

“Dybala nuk luan ndaj Kilit, por ne do të shohim nëse ai mund të luaj ndaj Bolivisë”.

“Aguero do të bëjë atë që duhet të bëj, ai do të luaj në qendër. Higuain e di se është zgjedhja ime e parë. Unë kam besim të madh te ai”, u shpreh Bauza.

Argjentina luan ndeshjen më të rëndësishme ndaj Kilit ku mund të prejë biletën kualifikuese për Botërorin, Rusia 2018. /Telegrafi/